Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Italia mbyll gjithçka, përveç shërbimeve të domosdoshme për qytetarët

Koronavirusi/ Italia mbyll gjithçka, përveç shërbimeve të domosdoshme për qytetarët

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Italia vijon të marrë masa gjithmonë e më shtrënguese për kufizimin e koronavirusit të shndërruar tashmë në pandemi globale, sipas përcaktimit të OBSH-së.

Kryeministri Giuseppe Conte ka deklaruar se duke nisur nga dita e nesërme do të mbyllen dyqanet, kafenetë dhe lokalet në të gjithë territorin italian. Conte siguroi që gjithsesi shërbimet bazë si farmacitë, supermarketet dhe transporti publik, si dhe shërbimet bankare që do të vijojnë.

Tashmë kushdo që duhet të udhëtojë nga një bashki në tjetrën duhet të pajiset me një vetë-deklarim ku duhet përcaktuar rëndësia e udhëtimit, ku u sqarua që personi që paraqet forcave të rendit një vetë-deklarim me arsye të rreme mund të rrezikojë burgun.

Kryeministri italian deklaroi se këto janë masa të rrepta por tërësisht të justifikuara nga situata, por edhe që “pas 2 javësh do të shohim efektet, dhe do të kthehemi të përqafohemi”.

Kryeministri shpalli edhe emërimin e një komisari të deleguar për situatën, që do të jetë Domenico Arcuri.

---- ----
----
-----
-----