Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi i mori jetën gruas, pensionisti refuzon trajtimin dhe vdes pas 5...

Koronavirusi i mori jetën gruas, pensionisti refuzon trajtimin dhe vdes pas 5 orësh

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një çift pensionishtësh nga Britania që ishin të martuar prej 63 vitesh kanë ndërruar jetë nga koronavirusi brenda disa orëve. Pasi mësoi se gruaja Mary, 81 vjeçe kishte humbur betejën me sëmundjen, Bill Dartnall, 90 vjeç, hoqi maskën e oksigjenit dhe refuzoi të merrte trajtim.

Pasi u sëmur, gruaja u dërgua në spitalin Southampton General ku rezultoi pozitive me Covid-19. Gjendja e saj u përkeqësua në ditët në vijim, derisa nuk ia doli ta mposhtte sëmundjen.

----

Kur bashkëshorti i saj e mësoi lajmin e hidhur, nuk pranoi të merrte më shumë oksigjen dhe ndërroi jetë 5 orë më vonë. Ishte një tragjedi shkatërruese për dy vajzat e çiftit, Rosemary dhe Ann.

Duke folur për “Daily Mail”, Rosemary tha: “Kur ai mësoi se mami kishte ndërruar jetë, e hoqi maskën nga fytyra dhe ia bëri të qartë të gjithëve se nuk kishte nevojë për më shumë oksigjen.

Babai refuzoi të vendoste sërish maskën dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Spitali vazhdoi ta trajtonte por ai ndërroi jetë në gjumë disa orë më vonë. Me shumë mundësi, babi nuk donte të jetonte pa mamin. Ata ishin shumë të bashkuar dhe është e vështirë ti imagjinosh larg njëri tjetrin”. Sipas Shëndetit Publik në Angli, pacientët kanë të drejtë të refuzojnë trajtimin.

----- ----