Ballina Sport Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit që krijoi klubin e madh të futbollit

Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit që krijoi klubin e madh të futbollit

51
SHPËRNDAJE

Lorenzo Sanz, i cili ishte president i Real Madrid midis viteve 1995 dhe 2000, vdiq sot në Madrid nga koronavirusi. Sanz, 76 vjeç, bëri testin e Covid-19 ku rezultoi pozitiv. Ditën e martë ish-presidenti i Real Madrid u shtrua në spital ku nga dita në ditë filloi të shfaqte ethe dhe temperaturë të lartë, derisa sot ndërroi jetë.

Në vitin e tij të parë në detyrë (1996-97) ai rindërtoi ekipin nën drejtimin e Fabio Capellos, të cilin e rrethoi me futbollistë si Mijatovic, Suker, Roberto Carlos ose Seedorf, të cilët u bashkuan me Hierro, Raúl dhe Redondo. Sanz gjatë viteve të tij në Madrid arriti të fitojë 2 Champions League, 1 Kupë Bote, 1 Super Kupë Spanje dhe 1 Kampionat.

-----