Ballina Sport Koronavirusi/ Europa League me dy ndeshje më pak, pezullohen përballjet italo-spanjolle

Koronavirusi/ Europa League me dy ndeshje më pak, pezullohen përballjet italo-spanjolle

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Luhen sot 6 nga 8 ndeshjet e para të 1/8 të finaleve të Europa League dhe e gjitha kjo ndodh kur e gjithë bota është pushtuar nga emergjenca koronavirus.

Dy ndeshjet e këtij kompeticioni që janë shtyrë për një datë tjetër janë pikërisht përballjet italo-spanjolle; Sevilla-Roma dhe Inter-getafe. Kjo sepse as Roma e as Getafe nuk udhëtuan drejt Spanjës e Italisë për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria spanjolle për ndalimin e fluturimeve direkt drejt Italisë.

Përsa u përket sfidave të tjera, disa prej tyre do të luhen pa praninë e tifozëve siç është rasti i Olympiacos dhe Wolverhampton. Te skuadra greke frika ishte shumë e madhe pasi presidenti i saj Evangelos Marinakos rezultoi pozitiv me Covid-19 duke shkaktuar edhe shtyrjen e sfidës së Premier League mes Manchester City dhe Arsenali. Kjo bëri që edhe futbollistët grekë të kryejnë tester për koronavirus dhe për fat të mirë të gjithë rezultuan negativë.

Tjetër ndeshje e Europa League është ajo mes Wolfsburgut dhe Shalke Donhetsk, edhe kjo një sfidë që do të luhet pa praninë e publikut një masë kjo e marrë në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit. Manchester United do të udhëtojë në Austri për të zhvilluar sfidën e tij me LASK Linz edhe kjo ashtu sikurse edhe 2 të tjerat do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të situatës së krijuar. Sot do të luhen edhe Eintracht-Basel, Basaksehir Kopenhagen e Rangers-Leverkusen. të gjitha sfidat e Europa League do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën DigitAlb.

---- ----
----
-----
-----