Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Ekspertët tregojnë se kur do të jetë piku në Itali

Koronavirusi/ Ekspertët tregojnë se kur do të jetë piku në Itali

69
SHPËRNDAJE

Në Universitetin e Xhenovës një grup shkencëtarësh, i përbërë nga infeksionistë, ekspertë të sistemeve komplekse informative ka ndërtuar një model numerik që ndërfut edhe variabëlin e sjelljes së italianëve krahasuar me ndalesat për daljet në publik.

Deri më tani, modeli numerik ka qëlluar në shenjë. Marzhi i gabimit ka qenë i pranueshëm. Në bazë të parashikimit, piku i epidemisë, në lidhje me rastet ditore do të jetë ndërmjet datave 23-25 mars.

Por parashikimi i saktë do të varet nga sjellja e personave, duke nisur nga 8 marsi, sipas specialistëve.

-----