Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi, del aplikacioni që tregon zonat e prekura!

Koronavirusi, del aplikacioni që tregon zonat e prekura!

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kompanitë kineze kanë zhvilluar disa aplikacione të veçanta me hartat që tregojnë vendet e infektuara nga koronavirusi, shkruajnë mediat e huaja.

Banorët e qytetit Shenzhen në Kinë, janë duke përdorur programe hartografie dhe gjurmues udhëtimesh në mënyrë që t’i shmangin lagjet me infeksione të koronavirusit dhe të përgatiten më mirë për rreziqet me të cilat mund të përballen.

Dy kompani, QuantUrban dhe WeChat mbështeten në informacione zyrtare mbi lagjet e infektuara nga Covid-19 dhe krijojnë harta virtuale që ndihmojnë në identifikimin e zonave problematike. Programi I WeChat, i quajtur YiKuang, mbulon qytetet jugore të Shenzhen dhe Guanzhou, ndërsa QuantUrban shtrihet në pjesë të tjera të provincës.

“Shenzheni mund të përballet ditët e ardhshme me një shpërthim madhor të epidemisë dhe të dhënat qeveritare dalin më vonesë”, tha April, një menaxhere që punon në këtë qytet e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj të plotë.

“Të bazohesh në këto harta është ngushëllim psikologjik; ato nuk garantojnë që nuk do të ketë raste të reja, por ndihmojnë në shmangien e zonave të infektuara”, shtoi ajo. Që nga e hëna numri i të prekurve nga koronavirusi në qytetin e Shenzhenit ka shkuar në 245.

---- ----
----
-----
-----