Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Britania e Madhe bën gati 330 miliardë paund për të ndihmuar...

Koronavirusi/ Britania e Madhe bën gati 330 miliardë paund për të ndihmuar ekonominë

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëri publike planin e masave të nevojshme për të mos lejuar që ekonomia e mbretërisë të përkeqësohet, për shkak të koronavirusit.

Një ndihmë të madhe do të kenë bizneset, e po ashtu edhe shtetasit, nisur nga lëkundjet që ka pasur ekonomia për shkak të përhapjes së pandemisë.

----

Kryeministri dhe kancelari Rishi Sunak thanë se po vepronin sikur të ishn një qeveri në luftë dhe se do të bënin gjithçka duhej që ekonomia të ecte.

330 miliardë paund do t’u huazohen bizneseve nga qeveria, ekuivalente e 15% të GDP-së të vendit.

Disa nga masat që do merren:

– 1 miliardë paundë ndihmë direkte për familjet në nevojë që shpërndahet menjëherë nga Këshillat Vendore.

– 3 muaj shtyje të pagesës së kredisë

– 330 miliardë paundë para në treg  për të ndihmuar biznesin

-Hua deri në 5 milionë paundë për bizneset

-25 mijë paundë cash për çdo biznes të vogël (pab, bar, dyqan i vogël) së bashku me përjashtim 1 vit nga taksat.

– Ndihmë direkt në para për këdo që humb punën në rreth 90 paundë në javë

----- ----