Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi bllokon Europën, 100 mln njerëz në izolim (FOTO)

Koronavirusi bllokon Europën, 100 mln njerëz në izolim (FOTO)

66
SHPËRNDAJE

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 2,200 jetë në Evropë, me vendin më të goditur nga Italia, që dje ka njoftuar se ka regjistruar 368 vdekje tjera në 24 orët e fundit.

Gjithsej 2291 vdekje janë raportuar në Evropë, shumica e tyre në Itali.

Ky është vendi që është më i prekur nga infeksioni koronavirus pas Kinës. Në Francë, numri i vdekjeve në një ditë ka shkuar nga 91 në 120, ndërsa numri i personave të infektuar është rritur me një mijë,

Evropa ka mbi 500 vdekje të reja në 24 orët e fundit dhe gjithsej 52.400 të infektuar. Në Itali, numri i të infektuarve është përsëri në rekord me 3509 raste të reja dje. Në total, 24.747 njerëz u infektuan në Itali me virusin që është përhapur në të gjithë botën.

Numri i vdekjeve nga epidemia e koronavirusit në botë ka tejkaluar 6.000 të dielën, bazuar në statistikat e mbledhura. Në total kanë vdekur 6036 njerëz dhe mbi 160 mijë janë infektuar me COVID-19.