Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ Bilanc dramatik në Itali, 36 të vdekur në 24 orët e...

Koronavirusi/ Bilanc dramatik në Itali, 36 të vdekur në 24 orët e fundit

16
SHPËRNDAJE

Rritet në mënyrë të frikshme numri i personave të infektuar e të viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile koronavirusi ka shënuar deri më sot 7 mars 2020 , 233 viktima e 5884 persona të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar rreth 1200 të infektuar më shumë e 36 viktima të tjera.

Ndër të infektuarit 567 po kurohen në terapi intensive, 2651 janë të shtruar në spitale e 1843 po kurohen në kushte shtëpiake.

Deri më sot janë 567 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Në rajonin e Lombardisë mbetet më i prekuri me 3420 të infektuar e 15 viktima.

Në Emila Romagna 1010 të infektuar e 48 viktima, në Veneto 543 të infektuar e 13 viktima, në Piemonte 207 të infektuar e 6 viktima, në Marche 207  të infektuar e 6 viktima.

Rajoni i Basilikatës  deri më sot është me nurmin më të ulët të infektuarve me vetëm 3 raste pozitive, Pas tij vjen Kalabra me 4 raste të shënuara e Sardenja me 5 të infektuar nga koronavirusi.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht ndodhet dhe kryeqyteti italian Romë janë 74 persona të infektuar e 1 viktimë.

-----