Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi bën kërdinë në botë, ja shifrat më të fundit

Koronavirusi bën kërdinë në botë, ja shifrat më të fundit

69
SHPËRNDAJE

Pandemia COVID-19 po bën kërdinë nëpër botë dhe këtë më së miri e dëshmojnë shifrat më të fundit të infektuarve dhe vdekurve në vende të ndryshme duke filluar nga SHBA-të, Italia, Spanja, Franca, Gjermania e deri te Britania e Madhe.

Deri më tani në mbarë botën me COVID-19 janë prekur 1.853.464, ndërsa 114.254 kanë humbur jetën.

Megjithatë edhe numri i atyre që janë shëruar është relativisht i lartë, ku deri më tani ka shkuar në 423.721 persona që janë shëruar në mbarë botën nga koronavirusi.

Në SHBA janë infektuar 560.433 persona, kurse 22.115 të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në Itali kanë humbur jetën 19.899 dhe 156.363 tjerë janë prekur me COVID-19.

Një nga vendet më të prekura është edhe Britania e Madhe, vend ky në të cilin deri më tani kanë humbur jetën 10.612 persona si dhe 84.279 tjerë janë infektuar.

-----