Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/  69 vdekje të reja në Kinë, vendet europiane tërheqin shtetasit e...

Koronavirusi/  69 vdekje të reja në Kinë, vendet europiane tërheqin shtetasit e tyre

11
SHPËRNDAJE

Numri i rasteve të koronavirusit në Kinë arriti në 24.324,  duke shënuar një kapërcim të frikshëm të numrit të të infektuarve. Brenda 24 orëve të fundit, u regjistruan 3,887 të infektuar të rinj, ndërsa numri i vdekjeve u shtua menjëherë me 67 të tilla duke e Ccuar në 492 bilancin e jetëve të humbura që nga fillimi i epidemisë. Të gjitha vdekjet  e fundit, u shënuan në Wuhan.

Ndërkohë, gati 900 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet. Tashmë, shumë vende europiane i kanë kërkuar shtetasve të tyre të kthehen në atdhe. Virusi deri tani është shfaqur në 25 shtete të botës. Në Japoni, të paktën 10 pasagjerë të anijes turistike të vendosur në karantinë, rezultuan pozitivë ndaj testeve.

Në bord kishte  3.711 persona. Pavarësisht gjendjes së rënduar megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e bindur në efikasitetin e masave të marra për frenimin e shpërthimit epidemik. “ 99 %  erasteve janë në Kinë; jashtë kufijve të saj kemi vetëm 176 të prekur”, deklaroi numri një i OBSH-së , Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai shtoi se një gjë e tilë nuk tregon se situata nuk do të përkeqësohet, por se kjo duhet parë më shumë si një dritare mundësish për të vepruar.

-----