Ballina Lajme Bota/Rajoni Koronavirusi/ 4 viktima në Greqi, 220 të infektuar dhe 50 të dyshuar...

Koronavirusi/ 4 viktima në Greqi, 220 të infektuar dhe 50 të dyshuar presin analizat

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi ka shkaktuar viktimën e katërt në Greqi. Bëhet e ditur se viktima është një burrë i moshës 53 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Ahepa të Selanikut. Ai u transportua me urgjencë nga Kozani dhe sipas mjekëve, shëndeti i tij pati komplikacione të rënda derisa virusi i mori jetën.

Sipas mjekëve viktima kishte pasur një të shkuar me probleme të rënduara mjekësore. Që ditën e parë që u paraqit në spitalin e Kosturit njoftuan se gjendja e tij ishte kritike.

Në spitalin e Kosturit ka 13 raste të prekurish ndërsa 40 prej tyre janë vetizoluar. Ndërkohë numri i të prekurve deri më tani në Greqi ka shkuar në 220 ndërsa pritet të dalin analizat e rreth 50 personave të tjerë të dyshuar.

 

---- ---- ----
-----