
Numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Itali ka shkuar në 1809 persona, ndërsa numri i të infektuarve 24747. Brenda 24 orëve janë infektuar 3590 persona më shumë me një rritje me 17%, ndërsa 368 persona kanë humbur jetën.
“Corriere della Sera” shkruan se 1672 persona janë në terapi intensive.
Italia nuk po arrin dot që të ndalë përhapjen e koronavirusit, pavarësisht masave të marra.
Autoritetet kanë mbyllur vendin në karantinë prej ditësh, ndërsa mjekët ankohen se nuk ka aparatura, të nevojshme për të mbajtur të sëmurët gjallë.