Ballina Sport Koronavirus mbyll dyert edhe në Champions, ja ndeshjet që luhen pa tifozë

Koronavirus mbyll dyert edhe në Champions, ja ndeshjet që luhen pa tifozë

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe Champions League nuk mund t’i shpëtonte alarmit të Coronavirus. Ashtu siç ka ndodhur në javët e fundit të disa prej kampionateve në Europë, edhe disa ndeshje të turneut më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër do të luhen pa tifozë. Zërat që qarkullonin ditën e fundit kanë marrë konfirmimin dhe sfida Paris SG-Borussia Dortmund do të luhet pa tifozë.

I njëtin fat edhe për përballjen Juventus-Lyon, që ka edhe një specifikë tjetër. Si pasojë e gjëndjes së vështirë në veri të Italisë, nuk përjashtohet mundësia që kjo ndeshje të spostohet në një fushë asnjëanëse. Ndërkohë edhe në Spanjë janë tërhequr nga vendimi që ndeshja Barcelona-Napoli të luhej me tifozë. Sipas mediave iberike, edhe kjo sfidë po shkon drejt dyerve të mbyllura.

---- ----
----
-----
-----