Ballina Lajme Bota/Rajoni Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreano-jugor...

Koreja e Veriut vrau dhe dogji trupin e zyrtarit të zhdukur koreano-jugor për të parandaluar koronavirusin

21
SHPËRNDAJE

Një zyrtar i Koresë së Jugut i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna u qëllua për vdekje nga Koreja e Veriut dhe trupi i tij u dogj, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Ai, sipas akuzës që vjen nga Seuli, u vra nga koreano-veriorët, të cilët më pas e dogjën trupin e tij për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Koreja e Veriut e gjeti atë në ujërat e saj dhe kreu një akt brutaliteti duke qëlluar mbi të dhe duke djegur trupin e tij, sipas analizës së plotë dhe shumë dimensionale të inteligjencës së ushtrisë sonë“, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Koreja e Jugut dënon me forcë një akt të tillë brutal. Nxisim Korenë e Veriut të japë një shpjegim në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar ndëshkimin e personave përgjegjës”, thuhet më tej në deklaratë.

Ai ishte 47-vjeç dhe një punonjës i Ministrisë së Oqeaneve dhe Peshkimit, ndërsa kishte humbur të gjitha lidhjet që nga fillimi i kësaj jave, kur ai u zhduk nga anija me të cilën po inspektonte ujërat në jug të kufirit detar mes dy vendeve.

Mësohet se autoritetet e Koresë së Jugut nisën menjëherë kërkimet për gjetjen e tij, duke përdorur anije dhe helikopterë nga frika se mos rrymat detare do ta kishin hedhur në ujërat e Koresë së Veriut.

Kjo është hera e parë në mbi 12 vjet që një koreanojugor është qëlluar për vdekje në Korenë e Veriut.

Incidenti ka të ngjarë të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve midis dy fqinjëve, të cilat kohët e fundit janë ndezur për shkak të fletushkave propagandistike të dërguara në Veri nga Koreja e Jugut dhe çuan në atë që Pheniani të hedhë në erë Zyrën ndërlidhëse ndër-koreane në rrethin e saj kufitar Kaesong në qershor.

-----