Ballina Sport Korçë/Vajza 11 vjeçare luan në kampionatin e djemve, fiton kupën

Korçë/Vajza 11 vjeçare luan në kampionatin e djemve, fiton kupën

46
SHPËRNDAJE

Gelda Kadilli është vetëm 11 vjeçe, por sfidon bashkëmoshatarët e saj në futboll. Gelda Kadilli është vajza e guximshme e fushës së blertë, e cila luan me ekipin kampion të Shqipërisë U-12, duke ndihmuar futbollistët e skuadrës të shënojnë rekorde. Mes djemve të skuadrës, Gelda thuajse nuk dallohet gjatë stërvitjes, vepron me të njëjtin intensitet dhe lufton fort për të qenë në të njëjtin nivel me skuadrën. Dëshira për futbollin i nisi kur ishte vetëm 6 vjeç dhe nga stërvitja e parë ajo nuk ndalet më.

Ajo thotë se “është e vështirë, sepse duhet të matet me shpejtësinë dhe forcën e djemve, por kam shënuar më shumë se 20 gola dhe ua kam kaluar djemve. E kam pasion dhe nuk kam asnjë problem, edhe nëse luaj në sulm dhe më duhet të matem me të gjithë”

Vajza do të duhej të luante me 9 vjeçarët, por pasioni të cilin ka nisur ta ushtrojë herët e ka bërë që të ecë përpara dhe të kapërcejë çdo sfidë ndërsa lufton fort që ëndrrën e saj për tu bërë futbolliste ta kthejë në profesion.

-----