Ballina Sport Kontratë deri në vitin 2023, Barcelona ka marrëveshje me yllin e Manchester...

Kontratë deri në vitin 2023, Barcelona ka marrëveshje me yllin e Manchester Cityt

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Barcelona dëshiron të firmosë me një qendërsulmues të nivelit të lartë dhe presidenti i ri, Laporta ka punuar në fshehtësi. AS raporton se ai ka arritur marrëveshje paraprake me Sergio Aguero, të cilit kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni.

Parakontrata është gati dhe bëhet fjalë për një marrëveshje deri në verën e vitit 2023. E vetmja arsye pse nuk është firmosur, është prej faktit se Laporta nuk ka ende fuqi vendim marrëse për shkak se nuk janë mbyllur procedurat e marres zyrtarisht të postit të presidentit.

 

Kjo marrëveshje mund të jetë shenjë e rinovimit të Messit, duke parë se ata janë shokë të ngushtë, por mund Aguero mund të ketë rënë dakord të mos firmosë pa rinovuar Messi. Argjentinasi ishte pranë Barçës edhe në vitin 2014, por në atë kohë klubi vendosi për Suarez, pavarësisht skandalit me Chiellinin në Kupën e Botës. /abcnews.al

 

The post Kontratë deri në vitin 2023, Barcelona ka marrëveshje me yllin e Manchester Cityt appeared first on Abc News.

---- ----
-----