Ballina Lajme nacionale Kontrabandë me mallra nga Serbia, prangoset një zyrtar policor

Kontrabandë me mallra nga Serbia, prangoset një zyrtar policor

203
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona si të dyshuar për kryrjen e veprës penale kontrabandë me mallra.

“Në orët e mbrëmjes së djeshme, hetuesit e IPK-së kishin pranuar një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me një rast kontrabandë me mallra në fshatin Novosellë të Kamenicës. Dy të dyshuar (prej të cilëve njëri zyrtar policor) janë prangosur me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandë me mallra”, thuhet në njoftimin e IPK-së, përcjell ORAinfo.

Sipas njoftimit, dyshimet fillestare janë se të njëjtit me një automjet-furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës kanë kontrabanduar mallra.

“Pas kontrolleve në furgon janë gjetur gjësende për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /ORAinfo/

---- ----
----
----- ----
-----