Ballina Lajme nacionale Konjufca tregon se kur do t’i kryejnë negociatat me LDK-në, flet edhe...

Konjufca tregon se kur do t’i kryejnë negociatat me LDK-në, flet edhe për rolin e Lutfi Hazirit

19
SHPËRNDAJE

Konjufca pas takimit me LDK’në: Për 10 -14 ditë i kryjemë negociatat, kontributi i Lutfi Hazirit i nevojshëm.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka folur pas takimit me grupin punues të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku ka komentuar atë se çka është diskutuar si dhe deklaratat e dhëna gjatë vikendit nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, raporton Gazeta Express.

Konjufca ka bërë të ditur para mediave se sot kanë biseduar në grupe punuese për shëndetësinë dhe arsimin, derisa, shton se është takimi ku janë darkorduar më së miri.

“Sot jemi mbledhur për të biseduar enkas për shëndetësinë dhe arsimin dhe grupet tona I shpalosën qëndrimet për secilin subjekt dhe mund të them që ka qenë një takim që është zhvilluar me një pajtueshmëri shumë të thellë. Është një prej takimeve që kemi pas pajtueshmërinë më të madhe deri më tash mund të them 100 për qind. Pra me sa mora unë shënime diku për secilën fushë janë trajtuar së paku 10 tema thelbësore në të cilat kemi gjetur pajtueshmëri pothuajse të plotë. Ndonjë mospajtim tretësore mund të them se kanë qenë të natyrës teknike dhe kohore për sa kohë mundemi e i realizu. Takimi i pestë ka pas një pajtueshmëri më të madhe deri tani”, ka thënë ai.

Konjufca tutje ka komentuar edhe prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit në takim.

“Jam i bindur sepse isha pjesë e takimi që kontributi i Z.Haziri ka qenë shumë i nevojshëm, prandaj e tëra që mund të them ai i ka kontribuar kësaj atmosfere të mirë. Jo ne folëm për arsimin dhe shëndetësinë. Ne ende nuk e kemi caktu një takim në të cilën do të flitet ndarja e dikastereve, ne kemi zgjedhur një strategji të caktuar negociatore, kjo ka qenë pajtueshmëria sa më e madhe me fillu prej mënyrave me të cilat ne pajtohemi edhe nëse i krahason dy programet mund të gjesh mjaft ide dhe hapësira të njëjta që të dy subjektet i kanë pa si të domosdoshme”, shtoi ai.

Ai ka bërë të ditur se temat e nivelit të lartë, siç e ka quajtur diskutimin për dialogun do t’i takojnë nivelit të liderëve.

“Ne e kemi caktuar takimin e ardhshëm vetëm për politikat sociale. Shumë tema të politikës së jashtme dhe disa tema madhore do të jua lëmë një niveli më të lartë, z.Mustafa dhe z.Kurtit”, ka thënë ai.

Konjufca sa i përket deklaratës së Hazirit se kryeministri kalon nëpër zyre të LDK-së, shton se sovrani ka vendosur me gjashtë tetor se kujt i takon ajo pozitë.

“Nuk do të kisha thënë se janë përplasur, unë mendoj se sa i përket kryeministrit kurrë nuk është kontestuar fakti se kryeministri i Kosovës, pas pamundësisë për arritje të koalicionit parazgjedhor, ku marrëveshja nuk ishte arritur, prej atij momenti ne në popull dhe qytetarëve ua kemi shpjeguar se kryeministri zgjedhet drejtpërdrejtë përmes votës në popull, ne jua lamë qytetarëve atë dhe është e qartë që mandatari për kryeministër i përket subjektit që ka fitu numrin më të madh të votave. Të gjitha këto që i dëgjoni nuk kisha thënë se janë përplasje, raporton Gazeta Express.

Gjitha këto që kanë dalë janë forma të shprehjes për mendime të caktuara politike që as nuk u trajtuan në këto takime. Në momentin që dy subjektet kanë thënë që numri i ministrive do të reduktohet prej 21 në 12 dhe me vetë faktin që ne kemi filluar prej masave që duhet të merren dhe jo për emra unë mendoj që këto dy faktorë tashmë i keni të qartë se nuk janë biseda të pazareve”, bëri të ditur.

Konjufca në fund ka thënë se për 10 ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat në mes të dy partive.