Ballina Lajme nacionale Konjufca thotë se opozita aktuale mund të bëhet qeveri e ardhshme

Konjufca thotë se opozita aktuale mund të bëhet qeveri e ardhshme

11
SHPËRNDAJE

Së shpejti pritet të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Deputeti dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se LDK’ja ndikohet shumë nga partneri i koalicionit dhe sikur VV’ja të bën koalicion me LDK’në, do t’i fuqizojë shumë zërat brenda LDK’së që janë anti-PDK.
Ai gjithashtu tha se opozita aktuale mund të bëhet qeveri e ardhshme.

“LDK’ja është heterogjene nga brenda, andaj LDK’ja ndikohet shumë nga partneri i koalicionit. Meqenëse LDK’ja ka qeverisë gjatë me PDK’në atëherë aty kanë ardhur në shprehje figura që janë ndje shumë mirë dhe kanë pasë komoditet në qeverisje me PDK’në. Andaj unë mendoj që vetë një koalicion me LDK dhe VV, do t’i fuqizonte shumë zërat brenda LDK’së që janë anti-PDK”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se në Kuvend është krijuar një atmosferë ku PAN duhet të shkojë në opozitë dhe qeveria e ardhshme duhet të formohet nga opozita.

“Për shkak të skandaleve të shumta që kanë ndodhë, është kriju një atmosferë brenda vetëvendosjes dhe brenda LDK’së ku mundësisht ky akronim i PAN me dalë në opozitë dhe opozita me qenë Qeveria e ardhshme. Me aq sa kam pa deklaratat e zyrtarëve të LDK’së dhe qëndrimet brenda VV’së”, ka thënë Konjufca.

E në lidhje me dialogun me Serbinë, Konjufca tha se gabimi i Haradinajt ishte marrëveshja e tij me Thaçin që ky i fundit t’i udhëheqë bisedimet.

“Haradinajti kemi tregu se e ka pasë kompetencën për udhëheqjen e dialogut me Serbinë, gabimi i tij ka qenë marrëveshja e tij me Thaçin që Thaç t’i udhëheqë bisedimet”, ka përmendur Konjufca.

Konjufca gjithashtu ka thënë se dorëheqja nga Haradinaj duhet të vinte si rezultat i skandaleve e jo si rezultat i ftesës nga Specialja.

“Haradinaj është dashtë me dhanë dorëheqje për skandalet e tjera e jo për ftesën nga Gjykata Speciale”, ka sqaruar Konjufca

Gjithashtu Konjufca shprehi edhe njëherë qëndrimin e tij karrshi Speciales.

“Unë nuk pajtohem me Gjykatën Speciale sepse ka shprehje raciste në raportin e Dick Martyit ku ne portretizohemi si fise të pacivilizuara dhe unë nuk pajtohem me atë gjykatë”, shoti Konjufca.

-----