Ballina Lajme nacionale Konjufca: Koalicionin VV-LDK s’mund ta pengojë as presidenti Thaçi

Konjufca: Koalicionin VV-LDK s’mund ta pengojë as presidenti Thaçi

14
SHPËRNDAJE

Glauk Konjufca flet për koalicionin qeverisës VV-LDK.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se koalicionin VV-LDK nuk mund ta pengojë askush, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

“Koalicionin VV-LDK nuk mundet me sfidu askush pervec LDK’së, as presidenti Thaçi nuk mundet me e sfidu këtë koalicion qeverisës”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufca beson që vetëm LDK’ja e ka pushtetin me e sfidu këtë koalicion edhe pse partitë janë pajtuar paraprakisht.

“Vetëm LDK e ka pushtetin ta sfidojë koalicionin qeverisës VV-LDK, megjithatë ne jemi pajtuar që partia fituese e merr kryeministrin dhe gjithçka është e qartë”, ka thënë Konjufca.