Ballina Lajme Bota/Rajoni Konflikti në Mesdhe me Greqinë, Gjermania paralajmëron Turqinë: Shmang provokimet, mjaft me...

Konflikti në Mesdhe me Greqinë, Gjermania paralajmëron Turqinë: Shmang provokimet, mjaft me lojëra

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjermania ka paralajmëruar Turqinë, pas dërgimit të anijeve kërkimore në Mesdhe.

“Turqia duhet të shmangë provokimet në Mesdheun Lindor. Ankaraja duhet të ndalojë së luajturi lojëra midis de-përshkallëzimit dhe sfidave nëse qeveria e saj është e interesuar në bisedime, siç ka siguruar vazhdimisht”, tha Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas.

Ministri i Jashtëm gjerman i kërkoi Turqisë të qëndrojë e hapur për dialog dhe të mos rifillojë kërkimet për gaz.

Kreu i diplomacisë gjermane ndodhet në një vizitë në Athinë, por nuk planifikohet edhe një vizitë në Turqi.

Në mesditë, zyrtari gjerman do të takohet me Presidentin Qipriot Nikos Anastasiadis dhe më pas me homologun e tij Qipriot, Nikos Christodoulidis.

Ndërkohë, rreth orës 19:00, ai prite të takohet me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

 

---- ----
----
----- ----
-----