Ballina Sport Konflikt me të dashurën, mesfushori i Partizanit shoqërohet në polici (FOTO)

Konflikt me të dashurën, mesfushori i Partizanit shoqërohet në polici (FOTO)

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Futbollisti i Partizanit, Aristoteles Romero, është bërë mjaft i njohur për bëmat e tij jashtë fushe, që tashmë e kanë future edhe në telashe,

Venezueliani 24-vjeçar që te kampionët në fuqi ka ardhur me formulën e huazimit nga skuadra e Krotones, është shoqëruar ditën e sotme në komisariatin numër 2 të kryeqytetit.

----

Mësohet se shkak është bërë një sherr i ashpër me të dashurën e tij dhe tonet e larta e të bërtiturat kanë alarmuar fqinjët.

Nga ana tjetër kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që policia troket në derën e Romeros, duke qenë se ai shpesh është bërë problem për volumin e lartë të muzikës deri në orët e para të mëngjesit.

Edhe në stërvitje shpesh ka qenë problematik me shokët e ekipit.

Aristoteles Romero është aktivizuar në total vetëm 676 minuta, 7 herë si titullar dhe 7 herë si zëvendësues në 26 javë të superiores, duke koleksionuar 6 kartonë të verdhë dhe duke mos lenë shenjë në asnjë takim. Madje pas ardhjes së Sormanit në janar, Romero është spostuar në ekipin B të Partizanit, dukë sjellë një dëm të madh në arkat e klubit pasi është një nga lojtarët më të paguar në superiore.

----- ----