Ballina Lajme nacionale Konfiskohet mish i rrezikshëm, Policia prangos një person

Konfiskohet mish i rrezikshëm, Policia prangos një person

55
SHPËRNDAJE

Është konfiskuar mish i rrëzikshëm në Kosovë.

Policia e Kosovës e ka prangosur një person në dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor.

Sipas policisë, i dyshuari ishte duke transportuar mish gjedhi, që sipas inspektorit veterinar është i ndaluar të konsumohet nga njerëzit.

Rasti ka ndodhur dy netë më parë në Kamenicë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

-----