Ballina Lajme nacionale Konfirmohet takimi i fshehtë i mbajtur në Berlin

Konfirmohet takimi i fshehtë i mbajtur në Berlin

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjermania e ka konfirmuar se ka ndodhë një takim i fshehtë në Berlin.

Zyra për informim e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar për lajmim se takimi i fshehtë i mbajtur në Berlin ka ndodhur, por nuk kanë dhënë detaje mbi temat e trajtuara apo ecurinë e mbledhjes.

“Si parim, ne nuk japim asnjë informacion mbi takimet e mbajtura në nivel pune”, thuhet në përgjigjen e shkurtër nga një zëdhënësi i kancelarisë, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Në anën tjetër, takimi është konfirmuar edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai ka thënë se pala serbe në Berlin u përfaqësua nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ndërsa takimi ishte takim përgatitor për Samitin e Parisit.

“Marko Gjuriqin në atë takim e kam dërguar personalisht unë”, tha Vuçiq para gazetarëve i pyetur për takimin në Berlin.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për asnjë fshehtësi përveç se nikoqirët kanë qenë përgjegjës të përmbajtjes së diskutimeve.

“Pas atij takimi në të cilin jemi pajtuar së bashku me nikoqirët që të mos flitet për atë që është diskutuar, kam thënë se nuk do të ketë Samit të Parisit”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se Gjuriqin e ka këshilluar të përcjell mesazhin se Serbia dëshiron të jetë konstruktive, se dëshiron dialog dhe se gjëja më e rëndësishme është heqja e taksës”.

“Shqiptarëve nuk u ka shkuar mendja ta heqin taksën, andaj nuk ka rezultat në lidhje me atë takim. Por, mendoj se gjermanët dhe francezët tani e dinë se kush nuk dëshiron dialog, kush e ngecë, dhe kush dëshiron se në vend të Evropës dikush tjetër të merret me këtë temë. Nuk them se dikush tjetër nuk duhet të pyetet, por ata dëshirojmë që vetëm ata të tjerët të pyeten”, theksoi ai.

Kujtojmë se temë e këtij takimi, sipas burimeve të lajmi.net, ishte diskutimi i draftit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive apo Asociacioni Plus.

---- ---- ----
-----