Ballina Lajme Konfirmohet nga puntorët shëndetësor se nga dje Banja e Bujanocit po përdoret...

Konfirmohet nga puntorët shëndetësor se nga dje Banja e Bujanocit po përdoret si karantin

674
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Banja e Bujanocit është qendër publike shëndetësore e madhe e cila përdoret për shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Kapacitetet dhe dhomat që posedon Banja e Bujanocit janë përzgjedhur nga institucionet shëndetësore, që në Serbinë Jugore kjo Banjë të përdoret si karantinë për personat që hynë nga kufiri i Maqedonisë.

----

Sipas të dhënave në Banjën e Bujanocit ka kapcitet mbi 30 dhoma, ku secila janë të gatshme dhe të dezinfektuara për t’i pritur personat që do të karantinohen.

Qytetarë që po pyesin se a karantinohen edhe qytetarët që hynë në Serbi nga kufiri i Kosovës, përgjigja është JO, pasi Serbia ende nuk i njeh edhe zyrtarisht kufijtë ndarës me Kosovën, kështu që për momentin në Serbin Jugore është vetëm kufiri Tabanocit që e ndanë Serbin me Maqedonin.

Banja e Bujanocit ka filluar përgaditjen për tu bërë karantinë ku ka ndaluar edhe trajtimin e sëmundjeve dhe pacientëve të tjerë dhe ka lajmruar personelin Mjeksor që nga data 20 mars ta ndalin aktivitetin punues, tha për Bujanoci.Net E.K puntor në Banjën e Bujanocit.

Sipas të dhënave deri tani janë karantinuar 2 persona, ku ishin futur në Serbi nga Maqedonia.

Ndërkohë, në Serbi janë 659 të infektuar dhe 10 të vdekur nga koronavirusi sipas të dhënave zyrtare.

Kurse në komunat Bujanoc dhe Preshev ende nuk ka asnjë të dyshuar apo infektuar!/Bujanoci.Net/

----- ----