Ballina AKTUALE Komunikatë e Shtabit të krizave të Komunës së Bujanocit

Komunikatë e Shtabit të krizave të Komunës së Bujanocit

349
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot komuna e Bujanocit përmes një komunikate ka publikuar lokaleve të cilav ju ndalohet puna dhe atyre të cilave ju lejohet puna nga shtabi i krizave.

MASAT E REJA PËR PARANDALIMIN E EPIDEMISË

Shtabi i krizave për mbrojtjen e shëndetit të banorëve të RS nga sëmundjet ngjitëse COVID-19 propozoi masa të reja për luftimin e epidemisë, të cilat do të vlejnë prej nga e mërkura, 17 mars gjerë të dielën më 21 mars.

Nga mbrëmja e të martës në ora 20,00 respektivisht ora 21.00, do të mbyllen të gjitha objektet hoteliere ( kafiteritë, restoranet, klubet e natës ), qendrat tregëtare, të gjitha shitoret ( përpos shitoreve ushqimore), kinematë, muzetë, galeritë, sallonet e ondulimit dhe kozmetikes, sallonet e bukurisë, bastoret, lojërat e fatit , lojërat për fëmijë, teretanet, ushtrimoret, qendrat e fitnesit, bazenet, lojërat për sport.

Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim në fuqi do të jenë masat epidemiologjike si në vikendin e kaluar.
Siç është vikendi ditë pushimi, është e rëndësishme të theksohet që masat e mbylljes nuk kanë të bëjnë në ndërmarje, fabrika dhe në organizimin e brendshëm intern të punës dhe aktiviteteve punuese. Gjithashtu, në kohen e punës do të janë të hapura të gjithë shallterat e organeve shtetërore, postat, bankat, shoqëritë e sigurimit, këmbimoret.

Identike si dhe në vikend, objektet në të cilat kufizimi i punës në ditët në vijim nuk ka të bëjë dhe të cilëve i lejohet puna edhe gjatë vikendit:
– Barnatoret , ordinancat, labaratorët, ordinancat stomotologjike dhe ordinancat e veterinarisë, barnatoret e veterinarisë;
– Objektet tregtare në të cilat bëhet shitja prodhimeve ushqimore, tregjet, tregjet e gjelbërta, shitoret e ushqimit të kafshëve;
– Objektet e pavarura me pakicë në të cilët blerja bëhet pa hyrje në objekt- kioska dhe trafika;
– Objektet dhe shitoret në të cilat kryhen sherbime të cilat nuk kërkojnë qëndrim të gjatë të shfrytëzuesve dhe në të cilat kontakti është i kufizuar, këpucëtarët, xhamëprerësit, puntoritë e rrobaqepsive, puntoritë zdrukthtare, vullkanizerët, kontrollimet teknike, autolarjet, pastrimet kimike;
– Pompat e benzines në kryerjen e veprimtarive shesin derivate;
– Restoranet dhe klubet në kuadër të hotelerive dhe kategori të tjera për vendosje vetëm për musafirë të cilët e kanë të lajmëruar qendrimin në atë hotel;
– Objektet sportive për përkatitjen dhe mirëmbajtjen e garave të regjistruara në kuadër të kompetencave të këshillit nacional sportiv.

Vërejtjet të rëndësishme janë që shallteri për shitjen e ushqimit në restorane, si dhe shallteri i shitjes së kafës dhe pijeve në lokale në shetitore nuk është i lejuar.

Organet kompetente, shërbimet e inspekcionit dhe policia komunale do të bëjë kontrollë të rreptë për rrespektimin e masave epidemiologjike në ditët në vijim dhe Qeveria edhe kësaj here edhe një herë fton në rrespektimin e të gjitha masave epidemiologjike dhe apelon në përgjethsi individuale të gjithë qytetarëve.

Të gjitha masat mirren për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kontakt social në minimum, deri te fitorja përfundimtare ndaj pandemisë nevojitet kontributi i të gjithëve në shoqëri.

Vaksinimi kundër sëmundjes ngjitëse COVID – 19 bëhet pa ndërprerje me planin e paraparë dhe në ditët në vijim, ashtu që masat e reja në asnjë mënyrë nuk e pengojnë procesin e imunizimit.

---- ----
-----