Ballina Lajme nacionale Komuna ua jep tokën edhe gjermanëve për të ndërtuar Ambasadën në Prishtinë

Komuna ua jep tokën edhe gjermanëve për të ndërtuar Ambasadën në Prishtinë

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe gjermanët do të ndërtojnë ndërtesën e Ambasadës, Komuna ua jep tokën

Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Ambasadori Gjerman, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e një prone të paluajtshme në Prishtinë për Ambasadën Gjermane. Këtu, në vitet e ardhshme do të ndërtohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës Ambasadori Heldt deklaroi:

“I gëzohem këtij hapi të parë të rëndësishëm për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës Gjermane dhe falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin Komunal të qytetit të Prishtinës si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është një hap i ri veçanërisht domethënës në raportet tona bilaterale.

Objekti i ri do të jetë një vend për takime dhe shkëmbime të hapura, të cilin edhe nga aspekti mjedisor dëshirojmë ta ndërtojmë në përputhje me standardet më të larta. Objekti i ri i ambasadës duhet të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër”.

Ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës Gjermane do të planifikohet dhe përfundohet gjatë viteve të ardhshme sipas standardeve më të larta gjermane dhe evropiane. Ne i gëzohemi kësaj qendre të re domethënëse për raportet e mira ndërmjet shteteve dhe shoqërive tona.

---- ---- ----
-----