Ballina Lajme nacionale Komuna e Prishtinës e lëshoi ngrohjen në mes të këtij të nxehti

Komuna e Prishtinës e lëshoi ngrohjen në mes të këtij të nxehti

15
SHPËRNDAJE

Temperatura të nxehta po mbretërojnë në vend.

Disa institucione të Komunës së Prishtinës kanë shpenzuar mijëra euro në muajin korrik. Paratë u shpenzuan në emër të ngrohjes qendrore, ani pse temperaturat në korrik kanë qenë rreth 30 °C.

Institucionet arsimore në Komunën e Prishtinës po ngrohen edhe gjatë verës. Të dhënat zyrtare të Komunës tregojnë se për ngrohjen e institucioneve arsimore u shpenzuan fiks 100 mijë euro për naftë, të cilat shërbyen për ngrohjen e disa institucioneve shëndetësore dhe arsimore, shkruan lajmi.net.

Në raportin financiar për muajin korrik, i hartuar nga Drejtoria e Financave të cilin e ka parë lajmi.net, shihet se 33,618.50 euro janë shpenzuar për naftë, për ngrohjen qendrore nga admistrata e institucioneve shëndetësore. 33,618.50 euro naftë për ngrohjen qendrore.

Tek drejtoria e arsimit, figuron një shpenzim në vlerë prej 52,184.26 eurove, por nuk është cekur se cilat institucione arsimore e kanë bërë këtë shpenzim.

Ndërkohë, dihet që të gjitha shkollat, përfshirë edhe çerdhet që menaxhohet nga Komuna, gjatë muajit korrik kanë qenë në pushim vjetor.