Ballina AKTUALE Komuna e Bujanocit sot edhe zyrtarisht është pjesë e Unionit të Bashkive...

Komuna e Bujanocit sot edhe zyrtarisht është pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon

135
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Komuna e Bujanocit sot edhe zyrtarisht është pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e ku po përfaqësohet nga kryetari i Komunës të Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari Shqiprim Musliu dhe drejtori i Organizatës Turistike në Bujanoc Shuajb Neziri.

Sot në Tiranë po mbahet asambleja e përgjithshme e Unionit, i konceptuar në dy panele ku në panelin e parë kryetarët e Komunave kanë përshëndetur nismat që do të dalin në përfundim të Asamblesë së përgjithshme.

Gjithashtu për herë të parë kanë prezantuar edhe Komuna e Bujanocit dhe Bashkia e Gjitokastrës si anëtaret më të reja të Unionit. Kryetari i Komunës z.Nagip Arifi dhe Zv/Kryetari i Komunës z.Shqiprim Musliu kanë patur fjalë përshëndetëse dhe që të dy kanë elaboruar rolin e rëndësishëm të anëtarësimit në Union të komunës së Bujanocit në të cilën do të shkëmbehen ide dhe projekte të përbashkëta të të gjitha komunave.

Asambleja e Përgjithshme e Bashkive Shqiptare në Rajon u kryesua nga kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ku përveç Tiranës, në këtë Union bëjnë pjesë edhe Prishtina, Peja, Prizreni, Ferizaji, Gjakova nga Republika e Kosovës, Gjirokastra nga Republika e Shqipërisë, Tetova, Çairi, Gostivari nga Maqedonia Veriore, Tuzi, Ulqini nga Mali i Zi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Presheva.

Në mbledhjen e Ansamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare që u mbajt në Tiranë nën kryesimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, komuna e Bujanocit zyrtarisht është anëtarësuar në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.

Në fjalën e tij, kryetari Arifi prezentoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Bujanocit në këtë Union, që së bashku me komunat tjera shqiptare në rajon do të mundësonte zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, të arsimit, kulturës, turizmit e sportit.

Në panelin e dytë Komunën e Bujanocit është duke e përfaqësuar drejtori i Organizatës Turistike z.Shuajb Neziri. Paneli i dytë do të ketë në fokus në dy tematika:

1)Tirana European youth capital 2022 si dhe

2)Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse – pasuritë kulturore, turistike dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të komunave tona.

Në këtë panel drejtori z.Shuajb Neziri theksoi rëndësinë e potencialeve turistike të komunës së Bujanocit dhe që këto potenciale të krijohen produkte turistike. Në fund të këtij forumi kanë dalë konkluzione të përbashkëta rreth zhvillimit të turizmit rajonal.

Unioni ka për qëllim ndërmarrjen e hapave për promovimin e komunave anëtare në zhvillimin socio-ekonomik dhe të turizmit./BujanociNet/

---- ---- ----
-----