Ballina AKTUALE Komuna e Bujanocit njofton se janë zhbllokuar në tërësi rrugët në Çarr...

Komuna e Bujanocit njofton se janë zhbllokuar në tërësi rrugët në Çarr dhe Priboc

552
SHPËRNDAJE

Janë zhbllokuar në tërësi dhe është siguruar qarkullim krejtësisht i lirë në vendbanimet Çarr dhe Priboc.

Janë liruar rrugët në të trija lagjet në Çarr, nga shtëpia e fundit tek Kameri e deri te shkolla ku ndodhet edhe lagja e tretë. Është hapur rruga që lidhë Çarrin me rrugën kryesore për Muhoc.

Poashtu është hapur rruga prej Zarbicës e deri tek shtëpia e fundit në Priboc.

Sasia e borës e cila ka goditur këto vendbanime ka bërë që banorët e kësaj pjese të jenë krejtësisht të izoluar.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të sigurojë qarkullim të lirë në tërë territorin e sajë,.

Përfaqësuesit e Departamentit për investime dhe zhvillim të Komunës së Bujanocit do të vazhdojnë të qëndrojnë në teren deri sa t’i mundësohet lëvizja e lirë edhe qytetarit të fundit të bllokuar nga bora.

----- ----- ----- -----