Ballina Lajme vendore Komuna e Bujanocit kryen pagesat për 177 persona me nevoja të veçanta...

Komuna e Bujanocit kryen pagesat për 177 persona me nevoja të veçanta dhe mediat

452
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, sot përmes një postimi në rrjetin social facebook, lajmroi se Komuna e Bujanocit ndau 1.200.000 dinarë për 177 persona në Komunën tonë të cilët janë me nevoja tê veçanta, si dhe rreth 1.000.000 dinarë për mediat lokale të cilët kontribuan në informim në këtë periudh pandemie.

Mjetet e ndara ishin pjesë e donacionit nga Qeveria e Kosovës, ku shuma totale është 200.000 euro.

-----