Ballina AKTUALE Komuna e Bujanocit ka përmbyllur ditët e diasporës

Komuna e Bujanocit ka përmbyllur ditët e diasporës

216
SHPËRNDAJE
Vizita në kabinetin e kryetarit
Vizita në kabinetin e kryetarit

Komuna e Bujanocit mbrëm ka përmbyllur “Ditët e diasporës” ma aktivitete kulturore, në sheshin e qytetit të Bujanocit, i cili u përmbush me qytetarë të cilët rrespektuan bashkatdhetarët me prezencën e tyre.

Hapja e aktivitetetit “Ditët e diasporës”

Kryetari i kryetarit të komunës të Bujanocit ka pritur bashkatdhetarët të cilët shprehën dëshirën të vizitojn komunën e Bujanocit.

Ku më pasë u vizituan edhe shtandet të cilat ishin pasuruar me produkte vendore, dhe ekspozitën e artistëve lokal, tek sheshi i qytetit të Bujanocit.


Vizitë produkteve vendore, dhe veprave të artistëve lokal nga bashkatdhetarët

Para publikut lokal kanë performuar edhe këngëtarët, Robert Berisha dhe Elira Shala, ndërsa programi është pasuruar edhe me valle tradicionale.

Vallet tradicionale

Kryatari i komunës, Shaip Kamberi ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje duke ju dëshiruar mërgimtarëve mirë se ardhje në shtëpitë e tyre.

Biznesmeni me prejardhëje nga Konçuli, Lulzim Maliçi, Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, Kryetari i Komunës Bujanocit, Shaip Kamberi

Ndërsa edhe kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik është shprehur lidhur me ditët e diasporës ” Diaspora shqiptare është pasuri kombëtare.
Këtë pasuri duhet t’a ruajmë me dashuri e sinqeritet.
Janë ata që i japin shkëlqim flamurit kombëtar e shpirt identitetit tonë shqiptar.
Sonte Bujanoci po duket më i bukur, më i gjallë e më me vlerë, sepse është mbushur me bijtë e tij më të mirë, më të dobishëm.
“Ta duam atëdhen si shqiponja folen”.
“Një nënë nuk na ka bërë, por një vend kemi të tërë”. , ka thën Shqiprim Musliu kryetari i LPD-së./BujanociNet

-----