Ballina AKTUALE Komuna e Bujanocit ka intervenuar për normalizimin e qarkullimit në vendet malore...

Komuna e Bujanocit ka intervenuar për normalizimin e qarkullimit në vendet malore të Bujanocit

278
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit,

Komuna e Bujanocit është përballur me reshje të shumta të borës. Vendet malore të Komunës së Bujanocit, përshkak të reshjeve të shumta të borës po përballen me vështirësi të shumta.

Shërbimi përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve për tri ditë rresht po intervenon nëpër territor të komunës për të normalizuar qarkullimin.

Deri sot, Komuna e Bujanocit ka intervenuar dhe normalizuar qarkullimin për në Dobrosin, Mal Tërnoc, Breznicë, Muhoc. Sot është intervenuar në rrugën Muhoc – Zarbicë dhe rruga është hapur deri tek Xhamia e Zarbicës.

Nesër, do të vazhdohet me hapjen e rrugëve për Priboc, Çarr, Novosellë dhe Suharnë.

Rrugët nëpër vendbanimet tjera janë tërësisht të qarkullueshme.

Luten qytetarët për mirëkuptim duke e pasur parasysh që kushtet atmosferike dhe vështirësit në teren e pamundësojnë intervenimin më të shpejtë.

---- ---- ----
-----