Ballina Showbiz Komshiut i bënë testin e koronavirusit, Dorina Mema në ankth: Po më...

Komshiut i bënë testin e koronavirusit, Dorina Mema në ankth: Po më bie të fiktë… (FOTO)

100
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur e fitness, Dorina Mema, ka zbuluar se është në ankth pasi zbuloi se mjekët i kishin bërë testin e Covid-19 komshiut të saj.

Dorina ka treguar se teksa janë në pritje të përgjigjes së komshiut, asaj po i bie të fikët dhe nuk di se çfarë të bëjë.

“Stafi mjekësor erdhën të bënin një tampon tek lagjja ime, paskan qenë pikërisht tek kati im. Në pritje të përgjigjes së komshiut po më bie mua të fikët. Çfarë të bëj?”– shkroi ajo.

Ndërsa u shpreh se kjo është një situatë e vështirë pasi nuk dimë se si të ndihmojmë e të shmangim njëri-tjetrin.

“Nuk e di domethënë çfarë ankthi, si të ndihmojmë e si ta shmangim njëri-tjetrin?”, shtoi Dorina Mema.

-----