Ballina Lajme Bota/Rajoni Komplot për të bombarduar Katedralen e Shën Palit, gruaja terroriste jep detaje

Komplot për të bombarduar Katedralen e Shën Palit, gruaja terroriste jep detaje

26
SHPËRNDAJE

Një grua mbështetëse e grupit të terrorit të Shtetit Islamik ka pranuar fajësinë për komplotin për të bombarduar Katedralen e Shën Palit si dhe një hotel në Londër.

Safiyya Amira Shaikh, 36 vjeç, nga Hayes, Middlesex, pranoi përgatitjen e akteve terroriste dhe shpërndarjen e botimeve terroriste në një seancë dëgjimore në Bailey Old.

Shaikhhu shkoi në një udhëtim  për të vizituar Katedralen e Shën Palit. Ajo ishte kontaktuar me dikë që mund të përgatiste lëndë plasëse ndërsa më pas shkoi në vendin e shenjtë duke studiuar të gjithë pjesën historike.

Tashmë ajo do të përballet me akuzat e terrorizmit ndërsa hetimet vijojnë për të gjetur persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.