Ballina Shëndetësi Kompania tregon për sa kohë mund të na mbrojë vaksina Anti-Covid

Kompania tregon për sa kohë mund të na mbrojë vaksina Anti-Covid

53
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Kompania tregon për sa kohë mund të na mbrojë vaksina Anti-Covid

Tal Zaks, zyrtar i lartë u tha investitorëve të hënën se kompania e bioteknologjisë Moderna beson se vaksina e saj do t’i mbrojë njerëzit nga Covid për të paktën një vit.

----

“Pritshmëritë tona janë që efekti i vaksinimit të zgjasë për të paktën një vit”, u shpreh Tal Zaks, në Konferencën e 39-të Vjetore të Shëndetit.

Vaksinat kundër koronavirusit të Moderna dhe Pfizer/BioNTech kanë fituar autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Zaks tha se kompania do të duhet të provojë njerëzit për të parë nëse shtimi i një doze të tretë – një rritje – mund të zgjerojë mbrojtjen.

Aktualisht, vaksina bëhet përmes dy dozave me një hapësirë prej një muaji nga njëra dozë në tjetrën.

Meqenëse të dy vaksinat u shpikën vetëm gjatë vitit të kaluar, askush nuk e di ekzaktësisht se për sa kohë do t’i mbrojnë njerëzit.

Kompania tregon për sa kohë mund të na mbrojë vaksina Anti-Covid
Zenilda Beqaj

----- ----