Ballina Lajme nacionale Kompania nga Kosova prodhon respiratorë me printer 3D

Kompania nga Kosova prodhon respiratorë me printer 3D

27
SHPËRNDAJE

Kompania “Formon” në Prishtinë është duke ndërtuar respiratorë me pajisjet e printerëve 3D, për të ndihmuar pacientët me koronavirus. Me më shumë se gjysmën e pjesëve të prodhuara nga printerët 3D, modeli synon të automatizojë funksionimin e maskave BVM (maskë valvulash me qese), në një mënyrë që nuk do të kushtojë shumë.

“Mendoj se ka ardhur koha të bëhemi kreativë, dhe të punojmë shumë në mënyrë që t’i ndihmojmë punonjësit shëndetësorë, që gjenden në vijën e parë të frontit”, tha Rron Cena, themelues i kompanisë, I cituar nga Telegrafi.

Lidhur me këtë rast, ka shkruar dhe media prestigjoze AFP, sipas të cilës ai paraqet një krijimtari të veçantë, për të ndihmuar në luftën kundër Covid 19. Deri tani, në Kosovë, ka 184 persona të infektuar, 30 vetë janë shëruar, ndërsa gjashtë të tjerë kanë ndërruar jetë.

-----