Ballina Sport Kompania e kanabisit e Mike Tyson në bisedime për të sponsorizuar klubin...

Kompania e kanabisit e Mike Tyson në bisedime për të sponsorizuar klubin e Evertonit (FOTOT)

72
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partneri miliarder i biznesit të kanabisit të boksierit MIKE TYSON raportohet se është në bisedime me klubin e Everton për të sponsorizuar fanellën e tyre.

Pasi u tërhoq nga boksi, Tyson ka punuar me sipërmarrësin grek dhe mikun Alki David për ta ndihmuar atë të kalojë në industrinë e kanabisit.

----

Tani, sipas mediave britanike, kompania e Swissx, e cila shpërndan produkte kanabisi, është e gatshme të bëjë lëvizjen e saj në Premier League me Evertonin.

Alki David ka deklaruar se klubi ka krijuar dizajne me logon e firmës së kanabisit, një risi kjo në botën e futbollit.

“Kur erdha për herë të parë në Angli, të gjithë po mbështetnin Man United dhe Liverpool, dhe të gjithë ishin të kuq. Më pëlqen bluja dhe më pëlqeu logoja kështu përzgjodha Everton për ta mbështetur”, ka deklaruar partneri i boksierit legjendar.

Raportohet se kompania e Alki David kishte kontaktuar më parë me gjigantët spanjollë të Barcelonës për sponsorizim.

Javën e kaluar, Alki David kërkojë të blejë të drejtat e emrit të stadiumit të Barcelonës. Barcelona njoftoi këtë javë se ata do të shesin të drejtën e emrit të ‘Camp Nou’ për sezonin 2020/21 dhe do të dhurojnë të ardhurat për të ndihmuar luftën kundër koronavirus.

 

----- ----