Ballina Lajme nacionale Komisioni Europian: Mbështesim rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Komisioni Europian: Mbështesim rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetje për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili, siç tha ajo, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së. Von der Leyen i bëri këto komente gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel.

Sipas shërbimit për shtyp të KE-së, Vuçiç dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë e përparimit të Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimit në BE, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është thënë gjithashtu, se presidentja e KE-së ka inkurajuar udhëheqjen serbe, që pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të zhvillojë një dialog të mirëfilltë me të gjitha forcat politike, me qëllim të inicimit të reformave, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë.

Shërbimi për shtyp konfirmoi se Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë takim. Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte në Bruksel. Pas takimit me Hotin, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka paralajmëruar mbajtjen e një samiti në Francë, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në javën e tretë të korrikut.

---- ----
-----