Ballina Lajme nacionale Komisionerët serbë përplasen në veri

Komisionerët serbë përplasen në veri

19
SHPËRNDAJE

Përplasen komisionerët serbë në veri.

Në të gjithat e Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët.

Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicën e veriut.

Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes vete për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues.

Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.

Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.

-----