Ballina Lajme nacionale Komentuan mbi gjendjen e Telekomit, Bordi i Drejtorëve reagon ashpër kundër VV-së

Komentuan mbi gjendjen e Telekomit, Bordi i Drejtorëve reagon ashpër kundër VV-së

8
SHPËRNDAJE

VV-ja sot ka dhënë deklarata mbi gjendjes e Telekomit.

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës ka reaguar në lidhje me deklarimet e Lëvizjës Vetëvendosje, mbi statusin, gjendjen dhe ecurinë biznesore të Telekomit të Kosovës pa pasur informacionet e duhura.

Reagimi i plotë:

Nuk është hera e parë që disa nga partitë politike, veçanërisht Lëvizja Vetëvendosje, thirret të komentojë mbi statusin, gjendjen dhe ecurinë biznesore të Telekomit të Kosovës pa pasur informacionet e duhura, por vetëm duke u shërbyer në insinuata, pasaktësi dhe dezinformata për qëllimet dhe agjendat e tyre politike.

Gjithashtu nuk është e para herë që drejtues më të lartë të këtij subjekti politik gjatë konferencave, debateve publike dhe publikimit të raporteve të tyre, Telekomin e Kosovës e përmendin zakonisht në kontekst negativ.

Përveç kësaj, këta zyrtarë duke mos qenë të informuar zyrtarisht rreth performancës, zhvillimit dhe gjendjes aktuale në këtë ndërmarrje, informatat mund t’i kenë bazuar nga struktura apo klane të ndryshme brenda apo jashtë kompanisë dhe asnjëherë nuk kanë bërë informim të saktë rreth kësaj korporate.

Kjo është joprofesionale dhe jorelevante dhe dëmton rëndë imazhin e Telekomit të Kosovës.

Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të mos e dezinformojë opinion publik, pasi që Bordi dhe Menaxhmenti Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës është maksimalisht i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të kësaj kompanie.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje publike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk i përket asnjë partie politike dhe të gjithë ata që ia donë të mirën kësaj kompanie, duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos të interverojnë në punën e stafit, Bordit dhe Menaxhmentit.

Telekomi i Kosovës mbetet i hapur dhe transparent për të gjitha palët e interesuara, për të gjitha subjektet dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare për t’u informuar saktë dhe drejtë për të gjitha sfidat dhe gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon./

----- ----- ----- -----