Ballina Shëndetësi Kombinimi më i keq i darkës: Dy produkte që i bashkojmë çdoherë

Kombinimi më i keq i darkës: Dy produkte që i bashkojmë çdoherë

20
SHPËRNDAJE

Por, një ushqim i zakonshëm, që të gjithë ne e konsumojnë dendur në darkë, sipas ekspertëve, nuk është i këshilluar.

Po, është e vërtetë. Nëse nuk do që të rrotullohesh gjatë gjithë natës në krevat, duhet të bashkohesh me mendimin e ekspertëve që të mos hash mish pule në darkë. Duke pasur parasysh se mishi i pulës është darka më e zakonshme në Amerikë, loja ndryshon komplet drejtimin, transmeton Class.

Russell Rosenberg, Ph.D., CEO i “National Sleep Foundation”, tregon për Health.com, cilat janë arsyet që mishi i pulës nuk rekomandohet në darkë.

Mishi i pulës dhe ҫdo lloj proteine tjetër, nuk rekomandohet për t’u konsumuar në darkë, sepse e nxit trupin të fokusohet në tretje, ndërkohë që duhet të fokusohet te gjumi: “Tretja është një proces i ngadaltë, i cili supozohet të ngadalësohet deri në 50 për qind gjatë gjumit, por nëse ha shumë proteina, tretja bëhet më e ngadaltë”, – shpjegon Rosenberg.

Ҫfarëdo që të bësh, mos e kombino darkën me mish pule dhe me verë, sepse ndryshe do të rrish zgjuar gjatë gjithë natës. Është një përzierje që tretet shumë ngadalë dhe do të të bëjë të zgjohesh shpesh gjatë natës. Po ashtu, alkooli të bën të gërhasësh edhe më shumë, kështu që do të të krijojë më shumë shqetësim ty dhe partnerit”, – thotë Rosenberg.

Nëse do të dish cili është fruti më i mirë për të bërë një gjumë të qetë, përgjigjja është qershitë. Qershitë ҫlirojnë melantoninën, e cila sinjalizon trurin se erdhi koha e gjumit, sipas Keri Gans, një dietolog në New York City dhe autor i “The Small Change Diet.”

-----