Ballina Lajme nacionale Kolona të gjata tek dheu i bardhë, pritje mbi tri orë

Kolona të gjata tek dheu i bardhë, pritje mbi tri orë

22
SHPËRNDAJE

Kolona e pritje të gjata në pikat kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve ka njoftuar për gjendjen e kufijve në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë.

Sipas një postimi në Facebook, ata thonë se tek Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është më shumë se tri orë.

Ndërkaq tek kufiri në Merdare sipas tyre, pritja për të hyrë në Kosovë është deri në tri orë, ndërkaq pritjet për të dalë deri në 2 orë e 50 minuta.

-----