Ballina Lajme nacionale Kolona të gjata nëpër pikat kufitare, mmërgimtarët ja mësyjnë Kosovës për pushime

Kolona të gjata nëpër pikat kufitare, mmërgimtarët ja mësyjnë Kosovës për pushime

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mërgimtarët ja mësyjnë Kosovës për pushime, nisin kolonat nëpër pikat kufitare.

Mërgimtarë të shumtë nisen për në Kosovë gjatë pushimeve verore.

Në numër të shumtë janë edhe ata që kanë marrë rrugën në vikend, ndërsa tani gjenden në pikat kufitare.

Ardhja e tyre vërehet menjëherë, ndërsa ajo me çfarë përballen që në fillim janë pritjet e gjata dhe kolonat që bëhen thuajse çdo verë në hyrje të Kosovës.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë edhe në hyrje edhe në dalje qytetarët detyrohen të presin deri në gjysmë ore.

Por e njëjtë nuk është situata edhe në Merdare. Sipas të dhënave nga MPB, pritjet në Merdare edhe në hyrje edhe në dalje janë vetëm pesë minuta.

Sigurisht se ditët e ardhshme situata do të ndryshojë, pasi numri i atyre që vijnë në Kosovë vetëm sa vjen e shtohet.

---- ----
-----