Ballina Lajme nacionale Kolona të gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Kolona të gjata, ja sa orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

31
SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufij.

Kolonat në pikat kufitare kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes.

Në Merdare, mërgimtarët po duhet të presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova.

Tek Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë, teksa janë shkaktuar kolona deri në 900 metra.

Gjendje hiç më e mirë nuk është as në Mutivodë, teksa pritjet për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës janë dy orë.

Pritje ka edhe në Jarinje, teksa të njëjtat janë shkaktuar në hyrje të Kosovës.

-----