Ballina Sport KOKSH sfidon pandeminë, mblidhet për të diskutuar mbi zgjedhjen e drejtuesit të...

KOKSH sfidon pandeminë, mblidhet për të diskutuar mbi zgjedhjen e drejtuesit të ri

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar sfidon aktet normative të miratuara në kushtet e pandemisë, pasi është mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit për të diskutuar në lidhje me kreun e ri të institucionit.

Në mbledhje marrin pjesë dhjetëra njerëz, ndonëse akti normativ e përcakton qartë që nuk mund të zhvillohen takime me pjesëmarrjen e më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura.

Aktualisht Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbetur pa drejtues, por që nuk pritet zgjedhja e tij në mbledhjen e sotme, pasi statuti e përcakton që udhëheqësi i ri të zgjidhet nga mbledhja e asamblesë së këtij institucioni.

---- ----
-----