Ballina Lajme nacionale Koha kur NATO iu çonte letra forcave serbe

Koha kur NATO iu çonte letra forcave serbe

16
SHPËRNDAJE

Kur NATO iu çonte letra forcave serbe.

Gjatë kohës së bombardimeve në vitin 1999, Aleanca Veriatlantike – NATO, shpërndante fletushka përmes të cilave u bënte thirrje forcave serbe të ktheheshin tek garnizonet e tyre sepse ata ishin cak i NATO’s.

Fushata e bombardimeve të NATO’s kishte filluar me 24 mars si rezultat i krimeve të forcave serbe që po kryenin në Kosovë. Bombardimet zgjatën plotë 78 ditë dhe përfunduan me 10 qeshor me marrëveshjen e Kumanovës.

Forcat serbe kanë vrarë mbi 10 mijë banorë dhe dëbu mbi 1 milion të tjerë.

Fletushkat shpërndaheshin përmes aeroplanëve ushtarak, ku paralajmërohet çdo ushtar serb që të tërhiqej menjëherë. Nëse ata nuk do t’i ndjekin instruksionet, NATO do të vazhdonte sulmet mbi njësitë e tyre.

Në fletushka thuhej:

Kërkohet vëmendja e forcave serbe:

Ju jeni cak i NATO’s.

Ndaloni operacionet tuaja dhe kthehuni në garnizonet e juaja menjëherë.

Nëse nuk i përcillni këto instruksione, NATO do të vazhdojë me sulmet mbi njësitë tuaja.

Shpëtoni jetën tuaj: TËRHIQUNI sa keni mundësinë.

----- ----- ----- -----