Ballina Sport Koeman me valixhe gati, në “Camp Nou” pritet të zbarkojë një gjerman

Koeman me valixhe gati, në “Camp Nou” pritet të zbarkojë një gjerman

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Joan Laporta e konfirmoi Ronald Koeman edhe pse sezonin e ardhshëm disa ditë më parë. Presidenti theksoi se holandezi do vijojë të jetë trajneri i Barcelonës, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

ESPN raportoi ditën e djeshme se drejtuesit e klubit katalanas po mendojnë një ndryshim në pankinë, pasi nuk janë të kënaqur me stilin e futbollit që preferon tekniku 58-vjeçar nga Zaandam.

Xavi mbetet një opsion për ta zëvendësuar, por në skenë ka dale edhe një gjerman. Mediat spanjolle raportojnë se Koeman do të largohet në fund të sezonit dhe atë pritet ta zëvendësojë Ralf Rangnick.

“Profesori” po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në stol dhe Barcelonës nuk do i thoshte kurrë jo. Emri i tij u lidh me Milanin vitin e kaluar, por “Djalli” konfirmoi Stefano Piolin në momentet e fundit. /abcnews.al

The post Koeman me valixhe gati, në “Camp Nou” pritet të zbarkojë një gjerman appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----