Ballina Sport Koço Kokëdhima vijon të përdorë Ligën e Futbollit për politikë: Safet Gjici...

Koço Kokëdhima vijon të përdorë Ligën e Futbollit për politikë: Safet Gjici evazori më i madh i botës, Fidel Ylli ka dështuar

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koço Kokëdhima vijon të bëjë politikë në emër të Ligës Profesioniste.

Në një intervistë për Panorama Sport, Kokëdhima hedh sërish akuza ndaj presidentit të Kukësit Safet Gjicit dhe deputetit të PS-së Fidel Ylli.

“Kërkesat tona padyshim që kërkojnë të ndryshojnë politikat e shtetit dhe të qeverisë për sportet, po ashtu të ndryshojnë edhe politikat e shoqërive dhe subjekteve tregtare në fushën e sporteve.

Përmbushja e tyre sigurisht kërkon vullnet e vendimmarrje politike të shumicës. Në këtë kuptim kërkesat e Ligës janë politike. Gjithçka tjetër që më adresohet mua është spekulim.

Safeti është evazori më i madh i botës shqiptare të futbollit. Ai e ka katandisur klubin e Kukësit si kioskën e Kategorisë Superiore. Në vitin 2018 ky nënkampion i Shqipërisë ka deklaruar gjithsej 169 milionë lekë të vjetra paga për lojtarët e tij, ndërkohë që Apolonia në Kategorinë e Parë ka deklaruar 210 milionë lekë paga, përveç sigurimeve.

Në vitin 2019, Kukësi i Safetit, nënkampion i Kategorisë Superiore të Shqipërisë, ka deklaruar 60 milionë lekë më pak se Apolonia në një kategori më poshtë. Merrini bilancet e të dy klubeve në QKB. Janë publike. Mund t’i shikojë çdo gazetar. Intervistoni edhe lojtarët e Kukësit. Studioni edhe kontratat e tyre të depozituar në FSHF. Për 8 orë mund të keni në dorë mbi 60 prova të evazionit fiskal të Safetit.

Ja një prej arsyeve pse ai është i kontrolluar dhe i shantazhueshëm nga qeveria kundër Ligës. Në këtë situatë është më mirë të heshtë sepse mund të përfundojë si i pandehur për evazion dhe mashtrime fiskale.

Zoti Fidel gëzon respektin tim të plotë si qytetar dhe një njeri i lidhur ngushtësisht me komunitetin e sportit. Fatkeqësisht. z. Fidel Ylli ka dështuar plotësisht të bëjë ndonjë kontribut për të zgjidhur kërkesat e Ligës. Ai vetëm ka predikuar ndalimin e bojkotit. Asgjë tjetër. Absolutisht asgjë! Nuk e di pse. Madje nuk e konsideroj me faj. Më vjen keq për këto konstatime.

Po të isha në vendin e tij, do të isha dorëhequr nga ky funksion për t’i lënë mundësinë qeverisë të tregojë plotfuqinë e saj në zgjidhjen e kërkesave që zoti Fidel i konsideron të drejta dhe minimaliste në çdo rast e komunikim”, shprehet Kokëdhima.

---- ----
----
----- ----
-----